Futboll Seria A Sport

27-VJEÇARI KËRKOHET NGA DY GJIGANTËT SPANJOLL/ Juventusi lëviz më shpejt me akordin për talentin e Premier…

Mesfushori danez i skuadrës së Tottenham, Christian Eriksen, mund të transferohet te Juventusi verën e ardhshme. Edhe pse 27-vjeçari është kërkuar me insistim nga dy gjigandët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, duket se bardhezinjtë kanë qenë më konkretë. Sipas “Calciomercato”, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Parataici, ka nisur prej kohësh kontaktet, duke hedhur piketat për këtë transferim.

Kontrata e Eriksen me skuadrën londineze skadon verën e vitit 2020. Ai ka refuzuar disa herë rinovimin e saj, duke konfirmuar se ka dëshirë të largohet dhe të luajë në një ekip ku mund të fitojë trofe. Ardhja e Cristiano Ronaldo te Juventusi duket se ka bindur Eriksen të transferohet në Torino, ku mund të fitojë si titullin kampion ashtu dhe Champions League.

Juventusi ka lëvizur më shpejt në merkato si Real e Barça, duke kontaktuar si me menaxherin ashtu dhe me lojtarin, që duket se është dakord të transferohet në Serinë A. Gjithsesi, ardhja e Zinedine Zidane te skuadra e Real Madrid mund të ndryshojë sërish situatën, pasi skuadra “merengues” asnjëherë nuk ka hequr dorë nga talenti I Tottenham.

Related posts

MILAN-VERONA/ Ibra gabon sërish nga penalltia. Suedezi e çon topin “jashtë stadiumit” (VIDEO)

Delo.autor

PRANË SHKARKIMIT/ Spalletti merr përgjegjësitë e dështimit të INTERIT

Isa.Autor

CSKA Moskë, përballet kundër Arsenalit me të njëjtën mbrojtje 12 vjet më pas

Sadik.Autor

Leave a Comment