Futboll Ligue 1 Sport

PARISIENËT HAPIN LISTËN E DËSHIRAVE/ PSG ka gati 80 milionë euro për yllin e “Los Blancos”…

PSG ka disa emra në listën e dëshirave, teksa edhe një herë pritet të shfaqet si skuadra më aktive në merkaton e verës. Sipas informacioneve të “OK Diario”, të gjitha energjitë e klubit parizien do të përqendrohen të përforcimi i mesfushës, teksa Toni Kroos lakmohet për “kullën e regjisë”.

Një kampion bote me Gjermaninë dhe kampion Europe me Real Madridin, për të cilin Al-Khelaifi do të ishte gati të ofronte deri në 80 milionë euro. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të përfshihet në ndonjë operacion tjetër, duke ditur se Mbappé dhe Neymar i interesojnë fort Real Madridit.

Sidoqoftë, negociatat, në të gjitha rastet, parashikohen të jenë të vështira dhe të komplikuara. Për momentin, Toni Kroos është i fokusuar në përfundimin e një sezoni të mirë me të bardhët, në të cilin nuk ka shkëlqyer si më parë. Tani, me rikthimin e trajnerit Zidane, ai shpreson të rifitojë formën sportive të viteve të tjera, në të cilët e drejtoi mesfushën e madrilenëve në çdo lojë e kompeticion.

Related posts

Të mërkurën hidhet shorti i gjysmëfinalevetë Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

E RËNDË/ Futbollisti 24-vjeçar i kombëtares togelse humb jetën nga malaria

Delo.autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Juventus gati për revolucion, vetëm 6 lojtarë janë të paprekshëm. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment