Futboll Seria A Sport

PARATICI TAKIM ME AGJENTIN RAILOLA/ Nis bisedimet për transferimin e talentit 75 milionësh…

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është takuar me agjentin Mino Raiola, me të cilin ka biseduar për mundësinë e transferimit të Matthijs de Ligt në Torino nga sezoni i ardhshëm.

Mbrojtësi 19-vjeçar lidhet ngushtë me interesimin e Barcelonës, por Juventus ka bërë një hap përpara sipas medias spanjolle “Marca”.

Kapiteni i Ajax ka klauzolë largimi 75 milionë euro, po aq sa shpenzoi Barcelona për Frankie de Jong. Gjithsesi një vlerësim dhe takim i planifikuar do jetë pas dy ndeshjeve që Juventus do luajë me Ajax, aty ku trajneri Allegri do ketë mundësi ta shikojë nga afër qendërmbrojtësin.

Related posts

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Ja sa ndeshje pezullohet Rei Manaj tek Barcelona B

Delo.autor

3-MUAJSHE/ Granit Xhaka do t’ju ëmbëlsojë ditën me portretin ëngjëllor të vajzës

Delo.autor

U shfaq me një “LOOK” të ri/ Ja çfarë thotë Ronaldo për mjekrën e tij…

Isa.Autor

Leave a Comment