Futboll Sport

“EURO 2020″/ Belgjikë-Itali si një finale, Zvicra kërkon historinë ndaj Spanjës

Sot do të luhen dy ndeshjet e para çerekfinale të EURO 2020. Në orën 18:00 në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut do të zhvillohet takimi mes Zvicrës dhe Spanjës.

Një ndeshje që të dyja kombëtaret do të kërkojnë kualifikimin.

Kombëtarja helvete do të ketë mungesën e rëndësishme atë të Granit Xhakës për shkak të kartonëve nga ku lojtari shqiptar ishte vendimtar për Zvicrën në ndeshjen ndaj Francës ku zhvilloi një super paraqitje, por edhe dhuroi një super asist për golin e barazimit 3-3 të Gravanoviç. Zvicra do të synojë të përsërisë atë sfidë si ndaj Francës për të kërkuar historinë.

Në orën 21:00 në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut do të luhet supersfida Belgjikë-Itali.

Një ndeshje që premton spektakël dhe që të dyja formacionet do të japin gjithçka për të kaluar për në gjysmëfinale.

ÇEREKFINALET E SOTME –

ZVICËR-SPANJË | 18:00

BELGJIKË-ITALI | 21:00

Related posts

SHIFRA E “ÇMENDUR”/ Ja sa do të kushtojë super hoteli që do të hapë Cristiano Ronaldo

Delo.autor

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Topa të humbur dhe krosime pa adresë, diferenca nga krahët. Ja si e pësoi Kombëtarja…

Delo.autor

Sioni po barazon në transfertë, por shikoni GOLIN FANTASTIK të Lenjanit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment