Futboll Premier League Sport

SHTOHEN PAKËNAQËSITË TEK KLUBI/ Chelsea nis kërkimet për pasardhësin e Sarrit, ja katër emrat në listë

Humbja 2-0 e pësuar në kampionat kundër Evertonit ka shtuar pakënaqësitë e drejtuesve të Chelsea-t, të cilët duket se janë vënë në kërkim që tani për zëvendësuesin e trajnerit italian.

Sipas “Gazzetta dello sport”, londinezët janë gati t’ia besojnë ekipin Steve Holland, ndihmësi i Gareth Southgate tek Anglia, deri në fundin e sezonit dhe më pas të zgjedhë trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Nuno Espírito Santo, Laurent Blanc, Massimiliano Allegri dhe John Terry janë katër emrat në listën e Chelsea-t, që ndodhet në vendin e gjashtë në Premier League, 3 pikë larg Arsenal-it të vendit të katërt.

Gjithsesi, ekipi po shfaqe mirë në Europa League, me “Blutë” që janë kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të përballen me Slavia Prague.

Nuk duhet harruar se skuadra që fiton Europa League e ka të garantuar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Related posts

SFIDA NDAJ “3 LUANËVE”/ Ylli Haverc: Anglia ka kualitete të mëdha në sulm, por këtë ndeshje do ta…

Delo.autor

VIDEO/ Interi fiton penallti ndaj Sassuolos, shihni ç’ka bërë Icardi

Q.Autor

Portogali- Spanjë/ Nuk ndalen luzitanët shënojnë edhe golin e tretë ndaj iberikve

Sadik.Autor

Leave a Comment