Futboll Sport

SFIDA MIQËSORE NDAJ MAROKUT/ Portieri i Argjentinës: Është nder që ta kemi “Pleshtin” në…

Portieri i Argjentinës, Juan Musso, tha se është një nder, që Lionel Messi kthehet në kombëtare. Ylli i Barcelonës nuk ka luajtur për Albiceleste që nga eliminimi në 1/8 finale të Kupës së Botës, vitin e kaluar, por është kthyer për miqësoret kundër Venezuelës dhe Marokut.

I freskët nga fitorja dhe tripleta në La Liga, Messi do të shfaqet me fanellën e kombëtares së tij të premten, kundër Venezuelës në Madrid, përpara se të përballet me Marokun, katër ditë më vonë. Portieri Musso po e shijon kthimin e tij: Është nder që ta kemi atë përsëri në ekipin kombëtar. Unë shpresoj që të gjithë të përmbushim pritshmëritë dhe të marrim rezultatet që kërkojmë“.

Messi, golashënuesi kryesor i Argjentinës (65), ka shënuar 29 gola në La Liga këtë sezon, ose 39 gola në të gjitha garat për Barcelonën. 31-vjeçari, i cili ka shënuar 6 gola në tri ndeshjet e fundit, realizoi për Argjentinën në fitoren dramatike ndaj Nigerisë, për të avancuar në 1/8 finale të “Rusia 2018”. Ai ishte goli i fundit me kombëtaren.

Related posts

Esmeralda Tuci: Gati për debutimin në Europa League, synojmë kualifikimin

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ “Dhimbje koke” për Orges Shehin, Tirana pa dy titullarët e rëndësishëm

Delo.autor

VIDEO/ Autogoli më i bukur në botë, komentatori arab shokohet nga kjo ‘predhë’!

Q.Autor

Leave a Comment