Futboll Seria A Sport

DISFATA KUNDËR BOLOGNAS/ Ulërima e Contes: S’më plas për shifrat, tani dua rezultate

Zhgënjimi për hapin fals kundër Bolonjës, zhgënjimi që nuk iu afrua dot Juventusit dhe Lacios, Verona objektiv i menjëhershëm në përpjekje për të bërë kthesën. Interi i Antonio Kontes niset nga këto pika. “Zhgënjimi qëndron”, është shprehur trajneri zikaltër në konferencën për shtyp.

“Fakti që ndeshja pasardhëse vjen brenda pak kohësh është më mirë, sepse mbetet diçka në nivel hidhërimi, por tani duhet të angazhohemi dhe të përqendrohemi te kundërshtari i radhës. Verona? Do e përgatisim si gjithmonë, përpiqem t’u përcjell lojtarëve çdo detaj të kundërshtarit. Juriç është i zoti: duhet t’i përgjigjemi çdo goditjeje nga pikëpamja taktike, por edhe atletike”.

RROTACIONE DHE PROBLEME – Rikthehet Shkriniar, por për shkak skualifikimi do të mungojnë D’Ambrozio dhe Bastoni. Ndryshimet bëhen të detyrueshme, megjithëse për momentin Konte i ka të numëruara: “Ky është problemi me të cilin të gjitha skuadrat po përballen. Duke luajtur ndeshje kaq të afruara dhe me këto temperatura, me tri pikë në lojë, është e pashmangshme që diçka të paguhet nga pikëpamja e dëmtimeve.

kONTE

Për ndonjë lodhje ndoshta nuk rrezikon një lojtar nga frika se mos humbet për shumë ndeshje. Por në anën tjetër të medaljes qëndron besimi i plotë i të gjithë lojtarëve të skuadrës sime, kam mundësi t’u jap hapësirë gjithë pjesëtarëve, sepse e di që shpërblehem në paraqitje, në sjellje dhe vendosmëri. Nesër (sot) luhet në 21:45. Nga njëri krah lehtësimi për të nxehtin, por më pas do të ketë vonesa në rikthim dhe do të akumulohet më shumë lodhje:

“Po mësohemi t’i përballojmë, nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit. Do i kalojnë të gjithë, po ashtu edhe ne. Kërcënimet kryesore të Veronës? Po zhvillojnë një turne shumë të mirë, është një nga zbulimet e kampionatit. Kanë një trajner të aftë e të përgatitur dhe në skuadër lojtarë shumë interesantë. Si skuadër kanë fizikun pikë të fortë”.

JO I KËNAQUR – Që nga rinisja e kampionatit Interi ka zotërimin e topit më të lartë mesatarisht dhe ka luajtur më shumë herë topin në zonën kundërshtare. Por trajneri nuk është i kënaqur:

Inter.2019.20.esultanza.gruppo.750x450

“Mendoj se të gjithë ne shohim statistikat në fund të ndeshjes, sepse pas të dhënave ka një shpjegim. Me siguri janë të dhëna pozitive, që tregojnë se jemi përpjekur çdo herë të dominojmë ndeshjen. Problemi është që nëse nuk merret rezultat, mund t’i kesh të gjithë statistikat pozitive të mundshme, por në fund duhet të përkojnë me një rezultat pozitiv”.

Related posts

KËRKON GARANCINË PËR TË ARDHMEN ME BRAZILIN/ Trajneri Tite: Ja sekreti i triumfit…

Delo.autor

BARÇA “PREK” KREUN/ PIQUE dhe ‘I PANJOHURI’ i japin fitoren katalanasve (VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Ylli i Atletico Madrid dënohet nga bastet. Super skualifikim dhe gjobë

Delo.autor

Leave a Comment