Futboll La Liga Sport

Ylli i Atletico Madrid snobon Napolin dhe Manchester City

Sime Vrsaljko ka njoftuar se do të qëndrojë në Atletico Madrid, pavarësisht interesit nga Napoli dhe Manchester City. Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte i lidhur ngushtë me një largim nga klubi spanjoll gjatë merkatos së transferimit të janarit. Kjo ngjalli interes nga Manchester City dhe Napoli, si dhe klubet e tjera në Itali, por në fund ai qëndroi te Atletico.

Pas janarit kroati luftoi për të fituar vendin e tij në ekipin e Atletico dhe tani mbrojtësi 26-vjeçar ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Madrid për një të ardhme të paparashikueshme. “Po të më thonit në fillim të sezonit se në maj do të renditeshim në vendin e dytë në La Liga dhe do të fitonim trofeun e Europa League, pa shumë probleme të dëmtimit dhe një kontratë të zgjeruar, kurrë nuk do ta kisha besuar”, tha Vrsaljko për “Sportske Novosti”.

“Unë nuk kisha luajtur shumë, kisha dëmtime dhe mendova seriozisht se do të ishte më mirë për të ndryshuar ambient, por karriera mori një rrjedhë tjetër. Për fat të mirë, megjithëse gjithçka ndryshoi në këtë drejtim, klubi më dha shumë besim, nuk pranoi oferta të rëndësishme dhe kurrë nuk konsideroi të fliste për një transferim.

Ata e zgjatën kontratën time dhe treguan qartë se kanë besim tek unë, kështu që unë jam i kënaqur me çdo situatë këtu në Atletico tani”, theksoi mbrojtësi i krahut të djathtë që shihej si zëvendësuesi i Elseid Hysajt te Napoli. Në këtë sezon 26-vjeçari ka grumbulluar 21 ndeshje në La Liga, prej të cilave 19 si titullar, ndërsa ka regjistruar edhe 5 ndeshje në kompeticionet evropiane, 4 në Europa League dhe 1 në Champions League.

Related posts

DËMTIMI I FRIKSHËM I MESFUSHORIT TË TIRANËS/ Reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

Delo.autor

“DISA VENDIME TË BËJNË BURRË”/ Donnarumma mesazh lamtumire për Milan: Ka ardhur koha që… (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Ekipi i Memës prish gjithçka vetë. Imami humb penalltinë

Delo.autor

Leave a Comment