Futboll Seria A Sport

PËRFUNDON ÇËSHTJA E YLLIT “ZIKALTËR”/ Marotta dhe avokati i Icardit dalin me një vendim zyrtar, ja e ardhmja e tij

Drejtori i deleguar i Interit, Beppe Marotta është takuar me përfaqësuesin ligjor të Mauro Icardit, Paolo Nicoletti për të zgjidhur ngërçin e marrëdhënieve të lojtarit me drejtuesit e klubit.

Marotta dhe Nicoletti kanë qëndruar rreth një orë duke diskutuar mes tyre për të ardhmen e ish-kapitenit dhe në fund të dy janë shfaqur së bashku. Sipas informacioneve të dala nga “Sky Sport” dhe të gjitha mediet e tjera në Itali është se Icardi do të kthehet që nesër në stërvitje me grupin.

Kjo do të thotë se argjentinasi do të vijojë të përgatitet normalisht me lojtarët e tjerë nën drejtimin e trajnerit Spalletti dhe me të gjithë gjasat do të tentojë të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Lazio, më 31 mars.

Related posts

Milan bën hapin e madh, largohet nga ‘San Siro’ për të ndërtuar një stadium tjetër

Q.Autor

Nasser Al-Khelaifi do ta takojë Ronaldon/ Sheiku do të jetë prezent në takimin Spanja-Portugalia

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Mbappe, sulmuesi Benzema ndëshkon Belgjikën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment