Futboll Sport

Juventusi anulon ndeshjet në SHBA, sepse Ronaldo rrezikon të arrestohet

International Champions Cup Juventusi do ta zhvillojë në Azi në mënyrë që Cristiano Ronaldo të shmangë arrestimin nga autoritetet e SHBA-së.

Sipas New York Times, organizatorët e këtij eventi qëllimisht kanë mbajtur Juven larg ndeshjeve në SHBA për arsye të problemeve ligjore që vijnë nga akuzat për përdhunim ndaj portugezit.

Si pasojë, Zonja e Vjetër pritet të luajë miqësoret e tyre të luksit në Kinë dhe Singapor.

Një zëdhënës i klubit tha që vajtja në Lindje ishte normale për klubin pasi shumicën e miqësorëve të viteve të fundit ata i kishin luajtur në Shtetet e Bashkuara.

 

Related posts

PSE NUMRIN 26? Ish-kapiteni i Chelseat zbulon arsyen, ja si e fundos tifozin me përgjigjen… (FOTO)

Delo.autor

Gattuso: Besojmë te kualifikimi në Champions League

Q.Autor

Manchester City e kthen epërsinë ndaj Bournemouthit, shënon gol… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment