Futboll Kombëtarja Sport

SHQIPËRI-TURQI/ Panucci do të masë forcën në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcën në sfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese.

Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga trajneri.

Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj kundërshtarit më të dobët dhe janë shanset maksimale për një fitore tjetër.

Është momenti që Kristian Panuçi së bashku me lojtarët në fushë të ngjallin po aq emocione dhe frymë besimi ashtu si shfaqen në konferencat e zakonshme për shtyp. Skuadra nuk ka më mungesat e mëparshme, ndërsa Turqia nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer në përfaqësuese një veteran si Emre Belezoglu. Është momenti që Shqipëria të thyejë sërish turqit. Panuçi duhet të bëjë… Skënderbeun.

SHQIPËRI-TURQI ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh

Related posts

SERIE A/ Pirlo i beson Vrionit, talenti shqiptar po jeton ëndrrën me Juventusin

F.autor

FSHF tentoi një grek në krye të arbitrimit, i bënë ofertë ish-gjyqtarit Vasaras

Q.Autor

GJYQTARI I JAVËS/ Ja cili arbitër dalloi në ndalesën e 32 të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment