Futboll Sport

KURIOZITETI/ Klubi francez nuk luan dot ndeshjet brenda fushe për shkak të një rregulli mbretëror prej 450 vitesh

Një rregull shekullor. Kjo ndalon FC Versailles 78, skuadrën franceze të kategorisë së katërt, të luajë në shtëpi finalen 1/8-ve të Coupe de France kundër Toulouse.

Një standard i krijuar më shumë se katër shekuj më parë dhe i cili ende sot respektohet me besnikëri.

Stadiumi Montbauron në Versajë, në fakt, ndodhet pranë pallatit mbretëror historik, por, për shkak të një licence që nuk është dhënë, nuk është i autorizuar të presë ndeshje pas perëndimit të diellit.

Arsyeja? Asnjë burim drite nuk duhet të jetë i dukshëm nga dhoma e Mbretit brenda një rrezeje prej pesë kilometrash.

Për këtë arsye, reflektorët e sistemit të stadiumit nuk mund të ndizen.

Një pengesë e vërtetë për klubin, i cili në disa raste është përpjekur të marrë leje për të organizuar ndeshjet e natës ose të paktën të bëjë një përjashtim, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes.

Në asnjë mënyrë. Vullneti i Mbretit nuk është i diskutueshëm, të paktën tani për tani. Kështu Versailles 78 do të detyrohet të luajë një ndeshje në Toulouse që teorikisht mund ta luante brenda mureve miqësore.

Takim me 29 Janar, larg pallatit mbreteror

Related posts

Karikatura e ditës/ Messi e Suarez e lirojnë Coutinhon nga “burgu”

Q.Autor

TANI BROJA KA NJË ÇMIM/ Lufta sjell pasoja për Chelsean, blutë kanë nevojë për para cash

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Supergol i Bregut, korçarët vulosin gjithçka (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment