Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Ka nisur sfida në “Loro Boriçi”

Ka startuar në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcën në sfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese.

Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga Panuçi.

Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që trajneri kuqezi ka preferuar, Balajn dhe Balliun nga minuta e parë. Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj kundërshtarit më të dobët dhe janë shanset maksimale për një fitore tjetër.

Është momenti që Kristian Panuçi së bashku me lojtarët në fushë të ngjallin po aq emocione dhe frymë besimi ashtu si shfaqen në konferencat e zakonshme për shtyp.

bandicam 2019-03-22 20-44-25-183

Skuadra nuk ka më mungesat e mëparshme, ndërsa Turqia nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer në përfaqësuese një veteran si Emre Belezoglu. Është momenti që Shqipëria të thyejë sërish turqit. Panuçi duhet të bëjë… Skënderbeun.

LIVE| SHQIPËRI-TURQI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”. Shqipëria luan topin e parë nga qendra.

Related posts

Dominojnë miqtë edhe në “Elbasan Arena”, tifozët braktisin kombëtaren (FOTO)

Isa.Autor

Trajneri i Argjentinës: Messi është gati për Kupën e Botës

Sadik.Autor

TË TALENTUAR DHE PREMTUES/ Njihuni me katër lojtarët për MILANIN e së ardhmes

Isa.Autor

Leave a Comment