Futboll Kombëtarja Sport

“EURO 2020”/ Kombëtarja për tu harruar, Turqia na mposht lehtësisht në “Loro Boriçi”

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën e ndeshjeve eleminatore të kampionatit Europian, duke bërë një paraqitje tejet zhgënjyese në sfidën e parë kundër Turqisë.

Të besurit e trajnerit Italian, Kristian Panuçi, humbën në sfidën e parë me rezultatin e pastër 0-2 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, duke i larguar të zhgënjyer tifozat “Kuq e Zi” të cilët ishin të shumtë në numër për të mbështetur djemtë kuqezi.

Një humbje që tregon qartë se pavarsisht eksperimenteve të shumta, sërish ekipi po shfaq një lojë të dobët dhe pa ide, duke bërë performanca shumë të dobëta.

45-minutat e para të ndeshjes ishin të mira për Shqipërinë duke krijuar disa raste të arta për shënim me anë të Balajt dhe Ozunit, por që nuk arritën dot të tregoheshin të saktë përpara portës së portierit Gunok.

Dhe kur po mendohej që ne ishim duke dominuar takimin, Turqia bën goditjen fatale duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 21-të me anë të sulmuesit Ylmaz, i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtes kuqezi dhe brenda zonës nuk fal duke e dërguar topin pas krahëve të Berishës.

Edhe pjesa e dytë foli që në start për kundërshtarët të cilët shënuan shumë shpejt golin e dytë me anë të yllit të skuadrës së Milanit, Çalhanoglu që realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Minutat në vazhdim nuk treguan asgjë, si në fushën e lojës ashtu edhe në rezultat, i cili u mbyll me rezultatin e pastër 0-2 në favor të Turqisë që largohet me tre pikë të arta nga Shkodra, ndërsa Shqipëria zhytet në një krizë të thellë.

Takimi i rradhës për Shqipërinë do të jetë të hënën më 25 mars kundër Andorrës në transfertë ku shpreson që të dal nga ky ngërç rezultatesh negative.

Related posts

KATASTROFË HISTORIKE/ Liverpool kthehet 57 vite mbrapa. Aston Villa poshtëron keq Kampionët e Anglisë

Delo.autor

SHQIPËRIA “humbet” lojtarin, PANUCCI merr lajmin E KEQ para nisjes në Izrael

Isa.Autor

BEFASON RIBERY/ Kisha oferta STRATOSFERIKE nga KINA, por I REFUZOVA sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment