Futboll Sport

HUMBJE DHE DËMTIM/ Rikthimi i Messit në kombëtare një makth

Rikthim për t’u harruar ai i Leo Messit me fanellën e Argjentinës.

8 muaj pas eliminimit nga Franca në botëror që solli një pauzë me kombëtaren, Messi vendosi të pranonte ftesën e trajnerit Scaloni.

Por nga miqësorja e luajtur mbrëmë me Venezuelën në Wanda Metropolitano në Madrid, Argjentina doli e mundur 1-3, ndërkohë që ylli i Barcelonës nuk do të jetë për ndeshjen tjetër, kundër Marokut.

Federata Argjentinase ka bërë të ditur se Messi është larguar i dëmtuar nga grumbullimi, me një tërheqje muskulare. Për momentin nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen kundër Espanyol të shtunën e ardhshme.

Related posts

SAKTËSIA E ARBITRAVE/ Pierluigi Collina flet për VAR-in: Futbolli nuk është basketboll…

Isa.Autor

Simeone dhe Lopetegui në krah të RONALDOS: U përjashtua pa bërë asgjë, duhet patjetër…

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus bën goditjen e madhe të verës. Ja detajet e marrëveshjes

Delo.autor

Leave a Comment