Futboll Sport

JUVENTUS LARGON ALLEGRIN/ Ja kush e zëvendëson

Massimiliano Allegri ka vendosur të largohet nga Juventus këtë verë.

Është Pierpaolo Marino, ish-drejtor sportiv i Napolit, Udineses dhe tani Atalantës që e ka thënë këtë, duke parashikuar lëvizje interesante në Torino.

‘Allegri nuk do të qëndrojë në Juve, por do të jetë zgjedhja e tij për të lëvizuar’, ka thënë Marioano.

‘Ata tashmë e kanë zgjedhur Didier Deschmaps për ta zëvendësuar atë’.

Për Deschamps, do të ishte një rikthim te Juventus, i cili ishte lojtar dhe trajner i kësaj skuadre në të kaluarën.

Deschamps aktualisht drejton Francën, me të cilën kombëtare vitin e kaluar fitoi Kupën e Botës.

Related posts

“DUHEJ TË KISHA REAGUAR…”/ “Sir” Ferguson pranon gabimin me Messin në finalen e Champions-it 2011

Delo.autor

UEFA nderon Astorin, ja çdo të ndodhë në ndeshjet e Champions dhe Europa League

Q.Autor

BABAI I TIJ TIFOZ ME VLLAZNINË/ Mesfushori Bardhi: Shpresoj që “shkodranët” të gabojnë…

Delo.autor