Futboll Kombëtarja Sport

STATISTIKAT QË LARGUAN PANUCCIN/ Si erdhi fundi i një epoke të dështuar

Nga sot, Shqipëria do të drejtohet nga dyshja Ervin Bulku-Sulejman Mema dhe do të kenë pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e së hënës në transfertë përballë Andorrës.

Pikërisht sot i erdhi fundi epokës së Panuçit, një nga epokat më të dështuara të viteve të fundit ku në 15 ndeshje, skuadra jonë numëron 4 fitore, 2 barazime dhe plot 9 humbje, statistika me të vërtetë të frikshme.

Ajo që e bën më të frikshme ecurinë negative të Shqipërisë, janë ndeshjet zyrtare duke qenë se kuqezinjtë kanë mundur vetëm Lihtenshteinin dhe njëherë Izraelin, ndërkohë që janë mundur nga Spanja, Italia, Izraeli, Skocia e së fundmi nga Turqia, skuadër të cilën Panuçi e mundte në një ndeshje miqësore.

Ajo që djeg më shumë është mungesa e golit duke qenë se kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në 4 ndeshjet e fundit zyrtare, duke pësuar plot 10. Nëse dikur mbrojtja ishte arma më e fortë e Shqipërisë dhe falë numrit të pakët të golave të pësuar në kohën e De Biazit arritëm Europianin, këtë radhë mbrojtja e Shqipërisë ka qenë një portë e hapur për të gjithë futbollistët.

Shqipëria ka dështuar në 2 turnetë e fundit zyrtarë ku në kualifikueset për Botërorin 2018, u rendit e treta pas Italisë dhe Spanjës ndërkohë që në Ligën e Kombeve u rendit e treta dhe njëkohësisht e fundit pas Skocisë dhe Izraelit, shkruan Vip Sport.

Humbja ndaj Turqisë mbrëmë, zbeh që në fillim shpresën për një kualifikim në Europian, ndërkohë që ndeshja e së hënës ndaj Andorrës, duhet të jetë patjetër një reflektim dhe një ndeshje reagimi për kuqezinjtë.

Ndeshjet e Shqipërisë nën drejtimin e Panuçit:

Zyrtare/ Shqipëri-Turqi 0-2

Miqësore/ Shqipëri-Uells 1-0

Zyrtare/ Shqipëri-Skoci 0-4

Zyrtare/ Izrael-Shqipëri 2-0

Miqësore/ Shqipëri-Jordani 0-0

Zyrtare/ Skoci-Shqipëri 2-0

Zyrtare/ Shqipëri-Izrael 1-0

Miqësore/ Shqipëri-Ukrainë 1-4

Miqësore/ Shqipëri-Kosovë 0-3

Miqësore/ Shqipëri-Norvegji 0-1

Miqësore/ Turqi-Shqipëri 2-3

Zyrtare/ Shqipëri-Itali 0-1

Zyrtare/ Spanjë-Shqipëri 3-0

Zyrtare/ Maqedoni e Veriu-Shqipëri 1-1

Zyrtare/ Shqipëri-Lihtenshtein 2-0

Related posts

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Q.Autor

DISFATA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Brozovic: Humbja në këtë mënyrë është e dhimbshme, por…

Delo.autor

REAL MADRID MERR LAJMIN E KEQ/ Pas yllit Benzema, një tjetër futbollist infektohet me Covid-19. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment