Futboll Kombëtarja Sport

FUNDI I EPOKËS ME KOMBËTAREN/ Takim deri në 3 të natës, ja si u zgjidh kontrata me Panuccin

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka qenë deri në orën 3 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë në rezidencën e Kombetares në Durrës për të diskutuar me trajnerin Kristian Panuçi prishjen e kontratës. Italiani ka qenë i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por Duka e kishte marrë me kohë vendimin për ta shkarkuar. Mësohet nga burime pranë FSHF-së se është gjetur një marrëveshje mes palëve për të paguar trajnerin deri në muajin nëntor të këtij viti, periudhë kur dhe i skadonte kontrata. Dje Duka diskutoi gjatë në Shkodër edhe me trajnerin 73-vjeçar italian, Edi Reja, i cili duket alternativa më bindëse për momentin për t’u ulur në stolin kuqezi.

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

ZHGËNJIMI I ITALISË/ Mançini mbron zgjedhjet e tij: Ne e dinim se kjo do të…

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bayerni firmos me Lucas Hernandez, ja shifra stratosferike

Delo.autor

Leave a Comment