Futboll Sport

Mancini i gëzohet fitores dhe bën një parashikim për Kean

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka komentuar fitoren e përfaqësueses së tij ndaj Finlandës në një intervistë të dhënë në përfundim të ndeshjes për “Rai Sport”.

“Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, ata janë mbyllur pothuajse menjëherë. Ne ishim pak të ngurtë në fillim, por në pjesën e dytë gjërat kanë shkuar më mirë”, ka thënë ish-trajneri i Inter-it.

“Kean? Duhet të qëndrojë i qetë, shumë shpejt do të vijnë edhe golat. Në pjesën e parë ishte nën presionin e kundërshtarëve, por ka bërë një ndeshje të mirë në përgjithësi. Ai dhe Zaniolo kanë shumë cilësi”.

“Kemi akoma shumë punë për të bërë, nuk është e lehtë të luash mirë kur takohesh pas 5 muajsh. Të gjitha ndeshjet janë të vështira”, ka përfunduar trajneri i “Axurrëve”.

Related posts

Mirësevini në ferr! Finalistët e Champions League janë të paralajmëruar

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Barcelona kalon 1 miliard euro përfitime

F.autor

Pallotta: Alisson nuk do të largohet nga Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment