Boks Sport Të tjera

BEFASON ME DEKLARATËN/ Mike Tyson: Kam pirë 53 herë helmin e zhabës së shkretëtirës, më ndryshoi jetën

Mike Tyson nuk resht asnjëherë së bafasuari me jetën e tij. Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Majemi, ish-boksieri kampion bote në peshën e rëndë ka thënë se ka përdorur disa herë helmin e zhabës së shkretëtirës, si një kurë. Dhe, falë kësaj metode, jeta e tij ka ndryshuar përgjithnjë.

“Kam marrë 53 herë helmin e zhabës së shkretëtirës. Gjithsesi, përvoja ime e parë me këtë metodë ka qenë unike. Atë herë të parë thuajse kam vdekur. Asokohe këtë gjë e bëra si një sfidë”, shprehet “Iron Mike” (Majku i Hekurt).

“Në jetën time kam përdorur lloje të ndryshme drogash, nga më të fortat, si kokaina. Ndaj vendosa të provoja edhe këtë gjë të re. Helmi i zhabës së shkretëtirës është i një dimensioni tjetër. Para se ta bëjë këtë gjë isha si një relike”, shpreht Mike Tyson.

“Kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur ndonjëherë ka qenë vetja ime dhe kisha një vetvlerësim të dobët. Personave me një ego të madhe kjo gjë u ndodh shpesh. Helmi i zhabës e zhvesh totalisht egon”, thotë Mike Tyson.

“Sonoran Desert Toad” (zhaba e shkretëtirës) kalon 7 muaj të vitit nëntokë, por helmi i saj mund të tymoset për të përfituar efekte psiqike të mira. Në fermën e tij në jug të Kalifornisë boksieri ka shumë zhaba të tilla, të cilat ai i përdor.

Tyson tha se ka zbuluar këtë ritual tradicional shërimi 4 vite më parë dhe që nga ajo kohë ka humbur 45kg. “Njerëzit shohin se sa shumë kam ndryshuar, jeta ime ka ndryshuar tërësisht. Helmi i zhabës të jep mundësinë të arrish maksimumin e potencialit tënd. E shoh botën në një mënyrë tjetër. Jemi të gjithë njësoj dhe gjithçka është dashuri”, tha Mike Tyson.

Related posts

MERR FITOREN E MADHE/ Levante “SHKATËRRON” Barcelonën

Delo.autor

Lazio me një këmbë në Champions, por i ndodhi diçka shokuese

Sadik.Autor

Vllaznia–Kamza, finalja që vendos për mbijetesën

Sadik.Autor

Leave a Comment