Futboll Shqipëri Sport

REJA DRIBLON SHQIPËRINË/ FSHF kontakton një tjetër italian

Edi Reja ka qenë i pranishëm në sta diumin “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen e parë kualifikuese të Shqipërisë kundër Turqisë. Ish-trajneri i Udinezes, Atalantës, Lacios etj, më pas ka pasur edhe një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ku është folur mes të tjerash edhe për një mundësi katapultimi të tij në krye të pankinës së Shqipërisë. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se italiani nuk ka pranuar ofertën e presidentit Duka.

Në bisedën e bërë në “Loro Boriçi” në sallën e tribunës VIP, nuk është shtruar rruga e duhur që ai të pasojë Panuçin në krye të përfaqësueses. Megjithatë, sërish burime të besueshme të gazetës, që kanë dijeni rreth takimit të bërë në mbrëmjen e së premtes pas ndeshjes, bëjnë me dije se si presidenti Duka ashtu edhe trajneri Edi Reja, nuk kanë përjashtuar përfundimisht një mundësi bashkëpunimi. Gjithsesi, gjithçka do të mbetet në dorë të presidentit të FSHF-së, që të vërë në zbatim ekskluzivitetin e tij për të përzgjedhur trajnerin e ri të Kombëtares dhe në rast se do ta kontaktojë edhe një herë Rejën, mbetet për t’u parë në të ardhmen.

TRAJNERI I RI – Situatë e re, por dëshirë e vjetër. Edi Reja ishte i pari trajner që ka biseduar me kreun e FSHF-së, si mundësi për të marrë drejtimin e Kombëtares, porse të tjera alternativa janë dhe do të dalin në skenë me kalimin e kohës. Përballjet e radhës në qershor lënë mjaftueshëm kohë për të negociuar për njeriun që do të pasojë Panuçin në krye të Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” ka mësuar se në krye të listës për të pasuar Panuçin është rikthyer Luixhi De Kanio. Italiani 61-vjeçar ka qenë pjesë e listës së dëshirave për presidentin Duka edhe në periudhën postDe Biazi dhe në atë periudhë janë bërë edhe sondazhet dhe kontaktet me trajnerin që ka drejtuar 15 skuadra në karrierën e tij.

Related posts

Low: Meritonim eliminimin, marr përgjegjësinë e dështimit

Sadik.Autor

FITORE MBIJETESE NË GJIROKASTËR/ Luftëtari mposht “Ujqërit e Dëborës” falë Ahmetajt

Delo.autor

“VETËM MESSI KA MË SHUMË”/ Tifozi grumbullon rekordet e argjentinasit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment