Futboll Sport

PAS MIQËSORES ME “TË KUQTË”/ Legjendat kuqezi “pushtojnë” Liverpoolin duke imituar “Beatles” (FOTO)

Pas miqësores Liverpool-Milan (3-2 për anglezët) që legjendat e dy skuadrave zhvilluan të shtunën në “Anfield Road”, kuqezinjtë kanë shijuar një shëtitje. Dhe nuk mund të mungonte një foto “alla Beatles”, duke kujtuar foton e famshme të grupit muzikor anglez në Abdey Road.

Dhe protagonistë këtë herë kanë qenë 4 ish-futbollistë të Milanit: Oddo, Gattuso, Ambrosini dhe Pirlo. Pas ndeshjes, ata kanë bërë një foto njësoj si Beatles dikur në rrugën e famshme, foto e cila është postuar në rrjetet sociale nga Massimo Oddo.

“Ka qenë një ditë e vështirë sot. Beatles janë rikthyer”, shkruan Oddo në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, duke shoqëruar foton e 4 ish-futbollistëve kuqezinj.

Natyrisht që kjo foto është bërë në Liverpool dhe jo në Londër.

 

Related posts

PAMJET/ Spektakël fishekzjarresh dhe atmosferë elektrizuese, tifozët “prishin” magjinë e derbit

F.autor

MILAN-PARATICI, FRENIM I PAPRITUR/ Igli Tares i hapet rruga për postin e Drejtorit Sportiv të kuqezinjve

F.autor

“A DO TË ARRIJË NIVELIN TIM?” Thuram për yllin e “Bardhezinjve”: Unë nuk luaja tek Juventus në moshën e tij

Delo.autor

Leave a Comment