Futboll Seria A Sport

HEQ DORË NGA MARCELO/ Juventusi hyn në garë për shërbimet e yllit të “Los Blancos”…

Raphael Varane ka kohë që mendon të largohet nga Real Madridi edhe pse një vit më parë rinovoi me kontratë 5-vjeçare dhe klauzolë largimi prej 500 milionë euro.

Kampioni i botës nuk ndihet mirë në Madrid dhe dëshiron një aventurë të re sipas “L’Equipe”, për këtë një sërë skuadrash kanë filluar të bëjnë sondazhe për mbrojtësin.

Fillimisht ka qenë PSG, Manchester United dhe Bayern Munchen që e kanë vënë në listën e blerjeve francezin, mirëpo së fundi është edhe Juventus që ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e tij.

Për muaj me radhë u përfol se do të ishte Marcelo ai që do kalonte në Torino, por rikthimi i Zidane te Reali e ka zbehur këtë pistë, edhe vetë klubi italian ka hequr dorë nga braziliani.

Mirëpo Varane është një zgjidhje perfekte për qendrën e mbrojtjes duke parë moshën e Chiellinit. Nëse 25-vjeçari vendos përfundimisht të largohet, atëherë edhe vetë klubi spanjoll do të ishte i gatshëm të ulej në tavolinë për të negociuar me çdo klub ofertat që do i vijnë në drejtim të tij.

Related posts

PRAPASKENA/ REALI kërkoi mesfushorin 37-vjeçar të Betisit, presidenti NUK PRANOI

Isa.Autor

SKANDALI/ Përdhunoi 20-vjeçaren shqiptare 8 vjet më pare, Apeli konfirmon dënimin për brazilianin Robinho

Delo.autor

Entuziazmi nuk ka kufi, ja çfarë bëjnë tifozët e Juventusit për të parë Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment