Futboll Kombëtarja Sport

KRITIKON ARGJENTINËN PAS HUMBJES/ Maradona “shpërthen”: Ekipi nuk meriton të veshin këtë fanellë, ne jemi të…

Diego Armando Maradona ka shpërthyer në kritika ndaj të gjithë lojtarëve dhe drejtuesve të federatës pas humbjes së Argjentinës ndaj Venezuelës. Ish-sulmuesi legjendar e krahasoi shikimin e asaj ndeshje me një film horror.

“Unë preferoj të mos shikoj filma horror, por nuk e di se si grupi i paaftë që është në krye të Argjentinës menduan se do të mundim Venezuelën”, tha Maradona.

Më tej vazhdoi: “Më lëndon sepse ndjehem argjentinas me zemër, por me gjeneratën e lojtarëve si Ruggeri, Batistuta, Caniggia .. ekipi aktual nuk meriton të veshin këtë fanellë ndërsa lojtarët e mëparshëm e kishin tatuazh në trup. Ne jemi të gatshëm të japim edhe jetën tonë për të parë largimin e  Claudio Tapia, i cili nuk ka asnjë ide se çfarë po bën”.

Tapia u bë president i Federatës së Futbollit të Argjentinës në vitin 2017 dhe nuk do të përballet me zgjedhje të reja deri në zgjedhjet e vitit 2021. “Më vjen keq për popullin argjentinas, të cilët vazhdojnë të besojnë në këtë gënjeshtar dhe më vjen keq për lojtarët të cilët duhet të marrin pasojat kur njerëzit që duhet ta bëjnë këtë janë drejtuesit që po i largojnë prestigjin e ekipit kombëtar të Argjentinës, përfundoi Maradona.

Related posts

Shifrat e Wenger: 1228 ndeshje, 10 trofe dhe 124 rivalë, por kush janë pesë ekipet që nuk i ka mposhtur kurrë?

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kampionati i 80-të, ja kur FSHF hedh shortin për edicionin 2018-2019 të Superiores

Sadik.Autor

Mourinho ‘i dashuruar’ pas Fellainit, kërkon ta mbajë tek United

Q.Autor

Leave a Comment