Referuar raportimeve të të përditshmes spanjolle “AS”, Real Madrid mund të sakrifikojë seriozisht uellsianin Gareth Bale, për të mbërritur te një prej yjeve të përfolur për përforcimin e Los Blancos.
Në fakt filitet prej kohësh në lidhje me një largim të mundshëm të uellsianit, që momentalisht është futbollisti më i paguar te Real Madrid, pasi përfiton plot 14 milionë euro në sezon, më shumë se kapiteni Sergio Ramos që paguhet 11 milionë, apo edhe se dyshja Modric-Benzema që marrin nga 10 milionë euro.
Me gjithë këto para të kursyera, në fakt, Real Madrid do ta kishte shumë më të lehtë të tentojë afrimin dhe blerjen e kampionëve të tillë si Hazard, Mbappé, Pogba apo të tjerë.
Konkretisht nuk mungojnë ofertat dhe skuadrat e interesuara për shërbimet e uellsianit Gareth Bale, me Tottenham në krye të listës, gati për një rikthim, sikurse dhe Bayern Munich e Manchester United. Ndërkohë raportohet për rënie të vlerës së Bale në merkato, nga 90 milionë në rreth 70 milionë euro.