Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ish-sulmuesi i Partizanit deputon me gol ndaj… (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij. Pas formës së shkëlqyer që po kalon në kampionatin turk me fanellën e Trabzonsporit, 25-vjeçari tërhoqi vëmendjen e trajnerit të kombëtares ganeze, i cili e ftoi për herë të parë në përfaqësuese Ekubanin.

Një debutim ëndrrash për ish-bomberin e Partizanit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj rivalëve direkt të Kenias, që u fitua me rezultatin minimal 1-0, falë golit të 25-vjeçarit. Ky triumf i mundësoi Ganës vendin e parë të grupit, duke u kualifikuar direkt në turneun e “Kupës së Kombeve”.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Aston Villa-Manchester City. Rezultati 1-2

Delo.autor

Chelsea dhe Arsenal arrijnë marrëveshje për sulmuesin francez

Q.Autor

Ja për kë bën tifo Chiellini në finalen e Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment