Futboll Ligue 1 Sport

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA PARISI/ Babai i Neymar :Ka dhe tri vite në kontratë, ne jemi duke…

Babai i Neymar, si përgjegjës dhe menaxher i karrierës së tij, dha një intervistë për “UOL Esporte”, ku shqyrton trajektoren e yllit brazilian nga Santos te PSG, si dhe thashethemet që e largojnë nga Parisi. Shanset e largimit të djalit tim nga PSG nuk janë të mëdha. Ai ka edhe tri vite në kontratën aktuale dhe tashmë jemi duke folur për një rinovim.

Këshilla që kam për Neymar? Mos ta humbasë gëzimin për të luajtur futboll, të vazhdojë të luajë ashtu siç beson, pavarësisht rezultatit. Natyrisht, të luajë për të fituar, por duhet ta bëjë këtë me gëzim. Zërat e merkatos? Neymar është gjithmonë pjesë e saj

Sa herë hapet merkato, nisin spekulimet për ndonjë klub të madh. Kjo do të thotë se është nën menaxhim të mirë (qesh). Ai është në mesin e emrave më të mirë në glob. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të shkojë në një klub, ose në një tjetër. Emri i tij është bërë pjesë e thashethemeve të merkatos që 17 vjeç.

Ai ka bërë dy transferime në jetën sportive, por spekulimet nuk kanë reshtur tash dhjetë vite. Probabiliteti për të mos e lënë PSG është i madh. Ky është sezoni i tij i dytë në Paris, ka edhe tri vite në kontratë dhe ne jemi duke filluar bisedimet për një rinovim me PSG.

Mediat? Ato janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të asaj që ndodh, kanë fuqi, sepse mbartin informacionin dhe nganjëherë ndihmojnë rrjetet sociale të marrin gjëra të pavërteta. Neymar, gjithashtu, ka një jetë private, por si person publik që është, bëhet dendur objekt diskutimi

E ardhmja? Ne jemi të lumtur me atë që ka bërë Neymar deri tani. Ai nuk mund ta përfundojë karrierën duke qenë i pakënaqur, duke bërë atë që të tjerët mendojnë se duhet të bëjë, jo atë që vetë mendon se duhet bërë. Neymar është Neymar, tashmë frymëzon lojtarët e tjerë, ashtu si bëri Pele, Zico, Romario, Ronaldinho, Ronaldo…

Roli im? Ajo e menaxherit, të kem gjithmonë gati një plan për të. Neymar nuk kishte kohë për të studiuar, të bëhej mjek, avokat apo gazetar. Ai ia kushtuar veten futbollit. Sfida jonë është që të kemi një plan gjatë karrierës, por edhe kur të ndalet së luajturi futboll. Neymar duhet të ketë paqen e mendjes, për të jetuar njësoj…

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Partizani mendon për të ardhmen, tentonë afrojë e talentit 20-vjeçar…

Delo.autor

SKËNDERBEU MERR LAJMIN E KEQ/ Futbollisti mbyll vitin dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

REALI ENDE NUK RINOVON KONTRATËN ME SERGIO RAMOS/ Vëllai i kapitenit revoltohet: Dikush të japë shpjegimë për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment