Futboll La Liga Sport

REFUZON RINOVIMIN ME REALIN/ Ja destinacioni i Modric duke nisur nga sezonin e ardhshëm

Pavarësisht aludimeve të shumta nga Spanja për një marrëveshje të zyrtarizuar mes Luka Modric dhe Real Madrid, mbi rinovimin e kontratës, “diariogol.com” ka lëkundur opinionin sportiv në Europë.

Sipas medias spanjolle, Modric po shtyn marrëveshjen për një motiv të qartë. Mësohet se kroati ka patur kontakte me Jose Mourinho, me të cilin ka patur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira.

I njëjti burim bën me dije se Modric ka rënë dakord me “Special One” për të vijuar karrierën me këtë të fundit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Kroati duket se është gati ta ndjekë portugezin te Paris Saint-Germain, si destinacioni më i mundshëm i të dyve për sezonin e ardhshëm.

Related posts

PAS POLEMIKAVE PËR ZËVENDËSIMIN ME DYBALAN/ CR7 takohet me trajnerin Sarri dhe ekipin në…

Delo.autor

ISH-LOJTARI I “DJAJVE TË KUQ”/ Louis Saha: Ky është trajneri ideal për Manchester Unitedin…

Delo.autor

E BUJSHME/ “Jashtëtokësori” i tërbuar me Barcelonën! Ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment