Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Start fantastik. Grezdës i mohohet një 11-metërsh i pastër

Është duke u luajtur në “Estadi Nacional”, sfida e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”, mes Andorrës dhe Shqipërisë. Pas disfatës në shtëpi ndaj Turqisë, kuqezinjtë e drejtuar nga dyshja Bulku-Mema, do të kërkojnë triumfin e parë në këto kualifikuese, duke lënë pas zhgënjimin.

bandicam 2019-03-25 20-40-48-447

Për sa u përket precedentëve të mëparshëm, mes tyre dy ekipet kanë luajtur 3 herë: 2 fitore për Shqipërinë dhe 1 fitore për Andorrën. Shqipëria ka fituar 3- 0 dhe 1-0, ndërsa ka humbur 0- 2.

bandicam 2019-03-25 20-37-01-216

Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijë këtë edicion në ndeshjet eliminatore. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në institucionin e futbollit, se ka qenë vetë presidenti Armand Duka, i cili në një bisedë me futbollistët ka konfirmuar planin.

Fanellat Shqiperia 2

Për sa i përket formacionit zyrtar, trajnerët Bulku-Mema, kanë preferuar të bëjnë disa ndryshime në krahasim me sfidën ndaj Turqisë.

bandicam 2019-03-25 20-37-03-957

Ndryshe nga përballja e parë, në këtë takim do të startojnë nga minuta e parë, Aliji, Kaçe, Basha, Grezda dhe Sadiku, të cilët nuk u preferuan në formacionin titullar nga trajneri Panuçi në sfidën ndaj turqve. Ndërkohë janë ulur në stol, Veseli, Balliu, Memushaj, Balaj dhe Abrashi.

LIVE| ANDORRË-SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

2′ Shqipërisë i mohohet një 11-metërsh i pastër pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistëve vendas ndaj Grezdës, por gjyqtari vazhdon lojën.

1′ Start fantastik i Shqipërisë. Grezda depërton bukur nga e majta, harkon një top të rrezikshëm për Uzunin, i cili godet bukur, por topi stampohet në traversë.

1′ Ka startuar sfida, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

PAS FTESËS NGA FLORENTINO PEREZ/ Zidane refuzon stolin tek Real Madridi, ja shkaku

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Polonia nuk kursen asnjë kundër Kombëtares, edhe i dëmtuari i Napolit shfaqet në grumbullim

Delo.autor

REVOLUCION TEK BAYERN/ Kovac uli “yjet” në stol, ROBBEN e bëri të fliste me vete

Isa.Autor

Leave a Comment