Futboll

Argjentina kthen sulmuesin në shtëpi…

Sergio Aguero nuk do të udhëtojë për në Madrid me kombëtaren e Argjentinës për miqësoren që do të luhet të martën kundër Spanjës. Sulmuesi i Manchester City, i cili nuk luajti ndaj Italisë si pasojë e një dëmtimi në gju, nuk do të riaftësohet në kohë për të luajtur në miqësoren e dytë, kësisoj është lënë i lirë nga trajneri Jorge Sampaoli. Ai do të udhëtojë për në Abu Dhabi, ku ndodhet aktualisht skuadra e Manchester City, për të nisur riaftësimin në kujdesin e mjekëve të skuadrës angleze.

Sergio Aguero (left) has not taken part in any full training sessions with Argentina

Aguero pësoi një goditje në gju, në stërvitjen e fundit me Manchester City, pas fitores 2-0 ndaj Stoke, por ia bashkua shokëve të kombëtares argjentinase me objektivin që të ishte i gatshëm të paktën për ndeshjen ndaj Spanjës, megjithatë nuk ia doli. Trajneri Sampaoli, tha: “Ishim në kontakt me mjekët e City, ata ishte optimistë se lojtari mund të luante disa minuta ndaj Spanjës, por duke monitoruar gjendjen e tij këto ditë vendosëm të mos rrezikojmë.”

Related posts

ISHIN PREKUR NGA COVID-19/ Reali merr përgjigjet e testeve të tamponëve, Hazard dhe Militao rezultojnë…

Delo.autor

GATUZO DREJT SHKARKIMIT/ Venger takohet me drejtuesit e Milanit

Isa.Autor

Valon Berisha, objektivi kryesor i skuadrës nga Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment