Futboll Sport

ASKUSH NUK E PRISTE/ I çmenduri McGregor shokon botën me vendimin e tij

Conor McGregor i ka dhënë fund karrierës nga sporti i “Miksimi i Arteve Marciale”.

Ylli irlandez i UFC-së përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari.

Kuqezinjtë rikthehen në qershor, ja kush janë 2 sfidat e ardhshme
“Hej të gjithë, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të mbyll karrierën nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art’”, shkroi McGregor duke shtuar, “Uroj të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në garë”.

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë që kanë mbyllur karrierën. Pina Colada e duhur për mua!”, shkroi ai.

Vendimi i McGregor vjen pas disa javëve të trazuara për luftëtarin. Ai u arrestua në Miami më parë këtë muaj pasi dyshohet se kishte shkatërruar një telefon jashtë një klubi nate në Florida.

Ai më vonë u akuzua për keqtrajtime kriminale dhe grabitje me armë pasi policia tha se e kishte goditur me telefon një tifoz.

Related posts

PRAPASKENA/ Nuk mbyllen çudirat te REALI, Mourinho pengon transferimin e Contes

Isa.Autor

DERBI I MADONINËS/ Gafë e pafalshme, De Vrij realizon një autogol në favor të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

TMERROHET MOURINHO/ Juventus gati 65 milionë euro për yllin 20-vjeçar të Man United

Isa.Autor