Eredivisie Futboll Sport

KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA TË EUROPËS/ De Ligt: E ardhmja ime? Të shohim se ku do të…

Kapiteni i Ajax, Matthijs de Ligt, tha se është i fokusuar te gjigantët holandezë, mes zërave në rritje se disa prej klubeve më të mëdha të Europës duan shërbimet e tij. Të gjithë sytë janë te mbrojtësi 19-vjeçar, pasi shoku i skuadrës, Frenkie de Jong, nënshkroi për Barcelonën.

Kampionët e La Liga-s kanë qenë të lidhur me një blerje tjetër tek Ajax, këtë herë me De Ligt në fokus, i cili, gjithashtu, ka tërhequr interes nga Juventusi, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich.

De Ligt, megjithatë, nuk është i fokusuar te spekulimet e merkatos, por po përgatitet për dy sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Juven, muajin e ardhshëm.

“Unë luaj ndeshjen time, përqëndrohem te futbolli dhe do të shohim se ku do të përfundoj, – tha De Ligt për “Esporte Interativo”. – Nuk është diçka, që më shqetëson. Aktualisht jam duke luajtur për Ajax dhe ekipin kombëtar, kështu që këtu po përqendrohem. Jam duke fituar përvojë dhe kjo më pëlqen“.

De Ligt ka shënuar dy gola në 25 paraqitjet e bëra në “Eredivisie” këtë sezon.

Related posts

Botërori i fëmijëve, fiton skuadra “Shimpanze”, pjesë edhe një shqiptare

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Egnatia tenton një tjetër goditje, pranë akordit me ish-lojtarin e Laçit…

Delo.autor

SKEMA DHE ALLEGRI BEZDISIN YJET/ Chiesa e Vlahovic me “valixhe në duar”

F.autor

Leave a Comment