Futboll Seria A Sport

YLLI LEGJENDAR I MILANIT/ Filippo Inzaghi: Ata prezantojnë të ardhmen e klubit dhe të…

Filippo Inzaghi u rikthye sërish në fushë për miqësoren mes legjendave të Liverpool dhe Milan, që u zhvillua në “Anfield” dhe përfundoi 3-2 për “Reds”.

Në përfundim të ndeshjes sulmuesi legjendar i Milanit u ndal të flasë për skuadrën e tanishme, veçanërisht tek sulmuesit.

“Kam besim dhe shpresë se Piatek dhe Cutrone do të arrijnë atë që arrita unë me Shevchenkon me Milanin. Jam i sigurt që ata prezantojnë të ardhmen e klubit dhe të skuadrës që Gattuso po ndërton. Për Cutronen kam një këshillë: Qëndro te Milan, nuk ka gjë më të mirë”, tha Pippo.

Gattuso –“Ai ka vendosmëri dhe kompetencë. Unë mendoj se ai mund të bëjë me Milanin atë që Conte bëri me Juven. Shenjat e para i ka dhënë. Leonardo dhe Maldini kanë ide të qarta: kanë gjithçka që duhet që Milani të rilindë.

Related posts

“NUK JAM GALAKTIK”/ Bale: Mediet spanjolle zmadhojnë çdo gjë, Hazard u trajtua sikur vrau dikë

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrestohet ish-sulmuesi i ARSENALIT, i theu nofullën një taksisti

Isa.Autor

COVID-19/ Dy yjet e NBA-së pozitivë me koronavirus, në dyshim prania në Orlando

Delo.autor

Leave a Comment