Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT E TALENTIT/ Agjenti Mino Raiola: Kean kishte qenë një hap larg kalimit tek…

Moise Kean është lojtari i momentit në Itali. Një “adoleshent”, i aftë për t’i djegur fazat, që ka nisur të lërë shenjë me fanellën e Juventusit dhe me atë të ekipit kombëtar. Nëse agjenti i tij është Mino Raiola, problemet për bardhezinjtë mund të lindin në përputhje me rrethanat.

Personi në fjalë, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, në fakt zbuloi se sulmuesi i ri kishte qenë një hap larg kalimit te Milani në janar. Kjo shtysë kishte në themel çështjen e kohës, sepse lojtari donte të luante, mbi të gjitha. Allegri nuk ia dha hapësirat e duhura, ndaj hodhi sytë nga Milani, me shpresën e të pasurit vazhdimësi në lojë.

“Duhet të bënim disa vlerësime, djaloshi donte të luante. Unë vendosa ta transferoj te Milani në janar. Juventusi nuk donte, ndërsa Leonardo dhe unë e gjetëm marrëveshjen, ishte punë e kryer“, – zbulon Raiola.

Lidhur me rinovimin e mundshëm të kontratës së Kean me bardhezinjtë, që aktualisht përfundon në vitin 2020, menaxheri i njohur i sulmuesit tha: “Për momentin nuk po përparon. Djaloshi ka dëshirën të luajë rregullisht“.

Related posts

ZBULON GJITHÇKA NGA JETA E TIJ/ Messi thur elozhe: Ishte bukur kur luaja kundër…

Delo.autor

KOFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: E ula pagën për 50%, bëra gjithçka, por ishte e pamundur

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova “zgjohet” vetëm në fund, por nuk mjafton. Greqia mposht “dardanët”

Delo.autor

Leave a Comment