Futboll La Liga Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Barcelona hidhet në sulm për yllin e Premier League…

Barcelona po shqyrton të gjithë emrat e mundshëm që mund të afrojë në merkaton e verës në sulm, duke qenë se Luis Suarez tashmë është 32 vjeç dhe po shikohet për zëvendësuesin ideal të tij.

Në agjendën e katalanasve është Luka Jovic i Eintracht Frankfurt, i cili pëlqehet shumë dhe tashmë ka filluar konkurrenca edhe nga klubet e tjera. Emri i dytë është ai i Antoine Griezmann, por refuzimi që francezi iu bëri një vit më parë akoma djeg tek Barça dhe e kanë nxjerrë jashtë planeve të tyre, pavarësisht vullnetit të 28-vjeçarit për të kaluar në “Camp Nou”.

Së fundi, “Mundo Deportivo” ka zbuluar se është Marcus Rashford që është rrethuar me të kuqe nga klubi spanjoll. Sulmuesi i Manchester United pëlqehet shumë për faktin se është i ri dhe ka teknikë të lartë, ashtu siç i përshtatet stilit të lojës së Barcelonës.

Për më tepër që Rashford ka aftësinë për të luajtur në zona të ngushta, nën presionin e kundërshtarit, ka driblim dehës dhe shpejtësi. Të gjitha këto karakteristika pëlqehen nga Barcelona për një lojtar në fazën sulmuese.

Rahford ka kontrata me United deri në fund të vitit 2020 dhe pavarësisht tentativa për të rinovuar deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes tyre.

E vetmja gjë që shqetëson klubin spanjoll është mospërshtatja e lojtarëve anglez në La Liga, teksa kujtojnë dështimin me Mark Hughs dhe Gary Lineker.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi Hysaj akord me Lazion, pritet vetëm zyrtarizimi tek skuadra e Sarrit

Delo.autor

Interi në avantazh/ Candreva bën çmendurinë. Shikoje 100 herë këtë SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) ​Suarez tejkalon Eto’o, sulmuesi i shtatë në histori të Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment