Futboll Sport

BËRI GOLIN E PARË TEK ITALIA/ Babai i talentit të Juventusit: Dua që ai të qëndrojë gjithmonë tek…

Biorou Jean Kean, babai i sulmuesit të Juventus dhe përfaqësueses italiane Moise Kean, ka folur për mikrofonat e Rai Radio 1.

Për golin e parë te Italia –  “Falënderoj zotin, ishte një gëzim i madh për të gjithë familjen. Kur shënoi, brohorita ‘Bravo!’. Ndeshjen e radhës do ta shoh me miqtë e mi në lokal, jo në stadium.”

Tifoz i Inter – “Moise kur ishte fëmijë bënte tifo për Inter sepse pëlqente Oba Oba Martins. Kur dilja në treg me të më lutej t’i blija fanellën  Martins. Megjithatë unë e dërgova tek Juventus pasi unë jam tifoz i bardhezinjve.”

Biletat e stadiumit – “Jam shumë i lumtur tashmë, megjithëse kam një problem me klubin: ata nuk më kanë dhënë më shumë bileta për të shkuar në stadium. Kishte një problem. Unë dhe mamaja e Moise jemi ndarë dhe ajo donte ta merrte djalin në Angli. Unë i thashë klubit se do ta mbaja në Itali nëse do të më jepte dy traktorë. Drejtuesit më dhanë OK e tyre, por traktorët nuk erdhën kurrë.”

E ardhmja – “Dua që ai të qëndrojë gjithmonë tek Juventus. Unë jam i zi, por gjaku im është i bardhë.”

Related posts

LIPPI ANALIZON FUTBOLLIN ITALIAN/ Nga ringjallja e “Axurrëve” te “qershia mbi tortë” e Juves

Delo.autor

CHAMPIONS/ Olayinka dridh Barcelonën, Ter Stegen bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT NË “ELBASAN ARENA”/ Dinamo bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment