Futboll Seria A Sport

MPOSHT DY EKIPET MILANEZ NË MERKATO/ Igli Tare fiton garën për të marrë “Lewandowskin e ri”, ja oferta e çmendur

Igli Tare mposht dy ekipet milaneze në merkato. Sipas “laziopress.it”, objektivi kryesor i skuadrës së Lazio në merkato është sulmuesi argjentinas Adolfo Gaich, që luan me ekipin e San Lorenzo. Ai është 20 vjeç dhe për shkak të ngjashmërisë, 1.90 metra i gjatë dhe 85kg, të gjithë e quajnë si “Lewandowski i ri”.

Duket se Lazio ka arritur të fitojë garën për të marrë talentin 20-vjeçar, për të cilin janë interesuar edhe Milan e Inter. Gjithsesi, dy ekipet e Milanos duken pas Lazio në këtë sfidë për rtë marrë sulmuesin, që ka oferta edhe nga Arsenal e Barcelona. Gaich vlen 12 milionë euro.

Për të bërë të mundur realizimin e këtij transferimi, Lazio është gati të ofrojë 15 milionë euro për ta sjellë Gaich në Europë. Gjithsesi, pritet një garë e fortë deri në momentin që lojtari do të hedhë firmën në kontratën e re.

Related posts

A rrezikon Panuçi shkarkimin? Flet Duka: Trajneri duhet…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Prindërit e mbrojtësit Ramos zbulojnë gjithçka, ja ku do të luajë spanjolli sezonin tjetër…

Delo.autor

Claudio Ranieri i ‘hap dyert’ kombëtares italiane

Delo.autor

Leave a Comment