Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mino Raiola i vendos çmimin: Ja shifra që duhet të paguani nëse doni Pogba

Mino Raiola ende po punon t’i gjejë një klub të ri Paul Pogba. Menaxheri i mesfushorit të Manchester United tashmë ka nisur kontaktet me klubet e interesuara, veçanërisht me Real Madridin, duke pasur parasysh se kush mund t’iu afrohet pretendimeve ekonomike të lojtarit të tij. Kështu shkruan sot “Tuttosport”.

Kampioni i botës me Francën synon një rrogë prej 16 milionë euro (neto) në sezon, një shifër që do të thyente “rekordin” aktual të pagave tek ekipi i bardhë. Nëse palët gjejnë marrëveshje, Pogba do të bëhej lojtari më i paguar në Madrid, përpara Gareth Bale (14 milionë euro në sezon) dhe Sergio Ramos (11 milionë).

Aktualisht, francezi merr 10 milionë euro në “Old Trafford”, të cilave duhet t’iu shtojmë edhe 5 milionë të tjera, që vijnë nga të drejtat e imazhit. Raiola synon transferimin e radhës të klientit të tij, sepse përfiton shumë edhe vetë në kësi rastesh, duke hyrë në bisedime me Real Madridin. Për menaxherin e mirënjohur të futbollit, kushdo që dëshiron Pogba, duhet të vendosë në tavolinë së paku 16 milionë euro pagë për lojtarin.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht Bolognan me “POKER” dhe merr sërish kreun e kampionatit

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Efekti domino që po mban peng transferimin e Higuain tek Chelsea (FOTO)

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET LEGJENDËS VAN BASTEN ME KLAS/ Mbrojtësi De Ligt: Kritikat e tij…

Delo.autor

Leave a Comment