Futboll La Liga Sport

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Perez gati të sakrifikojë “thesarin” e ekipit për…

Sipas raporteve të Don Balon, spanjolli Marcos Asensio mund të largohet nga Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle raporton se Liverpool është në “pole position” për firmën e lojtarit që më përpara është përfolur për një kalim tek Juventus.

Ky është një lajm i keq për “Zonjën” që ka kohë që ndjek mesfushorin anësor të Spanjës.

Asensio pritet të jetë pasardhësi i Adam Lallana, i cili kohët e fundit ka vuajtur nga dëmtimet e shumta.

Blerja e verës së kaluar Xherdan Shaqiri është aktivizuar kryesisht nga stoli, por Klopp nuk ka besuar tek ai për ndeshjet e rëndësishme.

Ndërsa Naby Keita dhe Fabinho janë aktivizuar më të tërhequr në mesin e fushës, prandaj Asensio do të ishte një forcë e shtuar në asketin krijues.

Raportet e fundit spanjolle sugjerojnë se Sadio Mane është një nga objektivët kryesorë të Zinedine Zidane te Real dhe përfshirja e Asensio në marrëveshje mund të bindë The Reds të heqin dorë nga Mane.

Related posts

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Rinovim apo largim me zero, tani nis “lufta” e vërtetë për Mbappe

Delo.autor

“TEK MILAN PËRJETË”/ Ibrahimovic: Adrenalina më bën të qëndroj në këto nivele sepse…

Delo.autor

REALI NUK HEQ DORË NGA HAZARD/ Madrilenët kanë gati megaofertën e re për belgun

Isa.Autor

Leave a Comment