Futboll Premier League Sport

PIKETON PASARDHËSIN E RAMSEYT/ Arsenal kërkon firmën për mesfushorin e Italisë…

Sipas Daily Mirror, Arsenal kërkon të zëvendësojë Aaron Ramsey me Nicolo Barella.

Mesfushori uellsian ka arritur marrëveshjen me Juventus dhe do t’i bashkohet bardhezinjve në fund të sezonit.

Trajneri spanjoll i Topçinjve Unai Emery ka piketuar talentin e Cagliari-t si pasardhësin ideal të Ramsey.

Gjithsesi, gjithçka varet nëse Arsenal do të kualifikohet për në Champions League sezonin tjetër, pasi mesfushori nuk kushton pak.

Raportohet se Cagliari nuk do të pranojë asnjë ofertë poshtë 50 milionë eurove dhe interesi për të është i madh.

Në Serie A, Juventus dhe Inter janë favoritët për firmën e lojtarit.

Related posts

“NUK MUND TË SHKOJ NË DHOMAT E ZHVESHJES”/ Mourinho konsumon darkën në shkallët e stadiumit

Delo.autor

NAINGGOLAN-CAGLIARI, ORË VENDIMTARE/ Inter jep “ok” mbi formulën, por duhet gjetur gjuha ekonomike

Delo.autor

Bomba e merkatos: “Salah ka arritur marrëveshjen me klubin e ri”

Sadik.Autor

Leave a Comment