Futboll Premier League

Zyrtare: Joao Mario kalon testet mjekësore te West Hami

Joao Mario ka kryer testet mjekësore te West Ham United, ku transferohet në formë huazimi 1.2 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 35 milionë të tjera.

Gjithçka e kryer tashmë për transferimin e Joao Marios nga Interi te West Hami, në Premier League. Portugezi udhëtoi sot për në Londër dhe mediet angleze raportojnë se sapo ka kryer vizitat mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses.

Joao Mario shkon te West Hami me formulën e huazimit kundrejt 1.2 milionë eurove, me të drejtën e blerjes për 35 milionë të tjera.

Portugezi e pati shprehur edhe publikisht se kërkon më shumë hapësira, të cilat te Interi nuk po i gjente, pasi nuk arriti të përshtatet si duhet në Serinë A, pas 1 sezoni e gjysmë.

Largimi i tij pritet t’i hapë rrugën zikaltërve, që të synojnë një tjetër mesfushor, me Ramirez, Pastore dhe Kovaçiç, që duken si synimet kryesore. Nga ana tjetër, mbrëmjen e sotme zikaltrit kanë kontaktuar sërish me Liverpoolin, për të negociuar huazimin e sulmuesit Daniel Sturridge.

Related posts

ISH-TRAJNERI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Capello nuk i kursen kritikat për Juventusin dhe Bonuccin

Delo.autor

4 GOLA NË 21 NDESHJE/ Bayern Munich me objektiv surprizë, ndjek nga afër talentin 20-vjeçar…

Delo.autor

VIZITA NË LONDËR/ Zbulohet pse LOW NUK takoi Ozilin, por vetëm Mustafin dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment