Futboll Seria A Sport

GJENDJA E RONALDOS PAS DËMTIMIT/ Allegri sqaron gjithçka: Ndihet më mirë, por duhet…

Pas pushimit, rinis sezoni i Juventusit. Kemi ardhur drejt finishit dhe janë pengesat e fundit, edhe pse tashmë kampionati duket punë e kryer dhe mbetet vetëm rruga më e vështirë, ajo malore që çdo vit po kthehet në makth. Po flasim për Champions League dhe dy përballjet ndaj hirushes së këtij edicioni, Ajax Amsterdam.

Në prag të ndeshjes ndaj Empolit të Veselit, ka dalë në konferencë trajneri Massimiliano Allegri, që ka folur edhe rreth gjendjes së Cristiano Ronaldos. Ai është pyetur pse portugezi shkoi në Barcelonë dhe më pas u kthye në Torino, duke ndryshuar planet. “Kishte ditën e lirë! Ndihet më mirë, por duhet kujdes i veçantë.

Do të kthehet kur të ndihet plotësisht 100%. Më mirë të humbësh një ndeshje se sa dy muaj. Prania e tij ndaj Ajaxit nuk është në dyshim, të hënën do të bëjë një tjetër kontroll dhe do të shihet. Por, diçka është e sigurt, nëse nuk ndihet mirë, nuk luan. E kotë të rrezikojmë një sezon për një ndeshje”.

Sakaq, mbi ndeshjen ndaj Empolit: “Do të pushojnë disa lojtarë, mes tyre Bonucci. Dybala, Mandzukic dhe Bernardeschi do të jenë në fushë”.

Related posts

JO VETËM JUVENTUS/ Donnarummën e telefonon trajneri rival. Gati të qëndrojë në Serinë A

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Gega: Sa vjen e shtohet presioni, kemi kohë që…

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, mbrojtësi firmos me klubin nga Kosova

Delo.autor

Leave a Comment