Futboll Premier League Sport

YJET RIKTHEHEN NGA KOMBËTARET/ Manchester City gati për 8 “betejat” e fundit, Muric përshëndet me “shqiponjë”…

Manchester City bëhet gati për 8 “betejat” e fundit në Premier League në rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion. Tashmë Pep Guardiola e ka grupin e plotë të lojtarëve në dispozicion, për të përgatitur ndeshjen e nesërme në fushën e Fulham.

Në seancat stërvitore është parë që lojtarët tashmë ndihen gati për këtë sprint të fundi dhe kanë pozuar të qeshur në prag të ndeshjes së radhës.

Në një foto janë bërë bashkë Danilo, Mahrez, Kompany, Bernardo Silva, Mangala, Mendy dhe Arijanet Muric. Të gjithë kanë marrë një pozicion interesant, po ashtu ka bërë edhe Muriq, i cili me duart e tij ka bërë shqiponjën dykrenore.

Si duket portierit 20-vjeçar nuk i kanë kaluar nde emocionet e ndeshjes që luajti me përfaqësuesen e Kosovës, në atë atmosferë elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Bullgarisë.

Related posts

RIKUPERIMI I BROJËS/ Sulmuesi kuqezi fut në ankth Shqipërinë

F.autor

Dhuna ndaj zyrtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Nuk do të tolerojmë, autorët të shkojnë në burg!

Sadik.Autor

Çudia tek Arsenal, Mkhitaryan do të luajë me dy numra të ndryshëm

Q.Autor

Leave a Comment