Futboll Premier League Sport

RIKTHEHEN YJET NGA KOMBËTARET/ Guardiola: Zoti dëgjoi lutjen time, të gjithë u rikthyen në…

Më në fund Pep Guardiola buzëqesh. Lutja e tij drejtuar Zotit pas ndërprerjes së kampionatit u përmbush. Të gjithë lojtarët që shkuan në ekipet kombëtare u rikthyen pa dëmtime te Manchester City. Jo vetëm kaq, por edhe lojtarë me dëmtime të vjetra u rikthyen si Kevin de Bruyne, Fernandinho, Benjamin Mendy dhe John Stones. Kjo do të thotë që skuadra e City është e kompletuar para ndeshjes ndaj Fulham dhe trajneri spanjoll do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion në këtë moment delikat të sezonit.

“Të gjithë u rikthyen në ekip dhe të gjithë janë në formë. Zoti e dëgjoi lutjen time. Fernandinho, Kevin, Vincent… të gjithë janë në formë dhe gati për të luajtur. Edhe Mendy është në 100% të formës. Tani jam unë ai që duhet të menaxhoj të gjithë lojtarët, për të evituar probleme të tjera deri në fund të sezonit. Kam 21-22 lojtarë, të gjithë të aftë dhe gati për të luajtur, për të konkurruar mes tyre për të luajtur sa më shumë. Kjo është fantastike”, u shpreh Pep Guardiola.

Related posts

PROBLEME ME FORMACIONIN/ Tuchel bën gati ofertat për mesfushorët e Interit dhe të Barcelonës

Delo.autor

Përfundon telenovela e stërzgjatur! Ja ekipi i ri i Antonio Contes

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kukësi zgjedh trajnerin e ri, ish-tekniku i Tiranës kthehet pas aventurës në Kosovë

Delo.autor

Leave a Comment