Futboll Sport

TREGON GJENDJEN E PËRFAQËSUESES SË TIJ/ Messi: Icardi? Nuk e di se çfarë ndodhi që…

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për 947 FM Radio në Argjentinë ku ka diskutuar disa çështje, ndër to edhe gjendjen e përfaqësueses së tij.

“Kjo brez është keqtrajtuar. Ne jemi profesionistë dhe duam të fitojmë. Unë dua të fitoj diçka me Argjentinën. Do të luaj në të gjithë kompeticionet e rëndësishëm.

Kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që të quhemi pretendentë. Këta djem kanë luajtur shumë pak ndeshje me Argjentinën. Duhet të tregohemi të duruar dhe nuk kam dyshime që do të jemi të fortë.”

Ai vijoi të flasë për lojtarët e kombëtares së tij, duke u ndalur edhe tek Icardi.

“Luajta disa ndeshje me të. Nuk e di se çfarë ndodhi që e detyroi të thoshte se kombëtarja kishte probleme më parë. Nuk e di se për çfarë e kishte fjalën. Askush nuk është trajtuar keq në dhomën e zhveshjes.”

 

Related posts

BARCELONA-DYNAMO KYIV/ Koeman i beson treshes së sulmit Depay-De Jong-Dest (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KOSOVA MERR LAJMIN E MIRË/ Do marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Delo.autor

Alessio Romagnoli jashtë fushave për dy javë

Sadik.Autor

Leave a Comment