Boks

RIKTHEHET IKONA E BOKSIT/ Ja oferta e çmendur e Klitschkos për t’u ngjitur sërish në ring

Tom Loeffler, menaxheri i boksierit ukrainas Wladimir Klitschko, ka bërë me dije se DAZN i ka ofruar 60 milionë stërlina ish-kampionit të botës në peshën e rëndë për t’u rikthyer në ring. Sipas ofertës që i është bërë një prej ikonave të boksit, Klitschko duhet të zhvillojë 3 duele për televizionin DAZN.

“Ai ka shumë fansa. Të gjithë duan ta shohin sërish në ring. Një kompani i ka ofruar atij një shumë të jashtëzakonshme. Wladimir është një emër që në çdo moment mund të bëjë milionë, pasi të gjithë e duan”, u shpreh Loeffler.

“Klitschko mund të duelojë edhe për titullin. Ai iu afrua aq shumë titullit të kampionit të botës dy vite më parë, në duelin ndaj Joshua. Për mendimin tim, Wladimir mund të përballet me Wilder për titullin kampion. Gjithsesi, 60 milionë stërlina janë shumë, ndaj Wladimir po mendon të veshë sërish dorezat për 3 duele të mëdha”, u shpreh menaxheri i tij.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Tërhiqet trajneri i McGregor: S’ka nevojë për mua, nuk do ta…

Isa.Autor

I HABIT TË GJITHË/ Tyson Fury: Marrëveshja me Joshua është ende larg finalizimit

Delo.autor

“I PATHYESHMI” TRIUMFON NË MALTË/ Ferit Keta mposht me “KO” rivalin Serb (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment