Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Kuksianët nuk përfitojnë nga “demat”

LIVE| KUKËSI-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Kaos në mbrojtjen verilindore, pas një gabimi të mbrojtësit Krasniqi, por nuk arrijnë të përfitojnë lojtarët e Partizanit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Tjetër rrezik në portën e Kukësit, Ibrahimi harkon bukur në zonë për Çinarin, ky i fundit godet me kokë brenda zonës, por jashtë kuadratit.

 

38′ Nuk kanë fund telashet për Partizanin. Një tjetër futbollist i dëmtuar tek të kuqtë. Hila lë fushën e lojës, vendin e tij e zë Dilaver Duka.

35′ Pranë golit Partizani. Trashi harkon bukur nga e majta për Çinarin, i cili lëviz bukur në shtyllën e parë, godet me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

 

34′ Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çinarit.

25′ Momente tensioni në fushë, pas një faulli të Hilës ndaj Melos. Rrumbullaku ka shkuar atje duke i kërkuar llogari futbollistit të Partizanit, teksa situata është tensionuar. Rrumbullaku dhe Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Kërcënimi i parë në portën e Partizanit. Dzaria provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por kontrollon në 2 kohë Alban Hoxha.

 

10′ Melo harkon një top nga e djathta, Ibrahimi bën më të sigurtën duke e larguar në këndore.

8′ Rrumbullaku provon me një top të rrezikshëm drejt zonës, por nuk arrin dot të devijojë Shkurtaj.

 

7’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Çinarin, i cili i shkëputet mbulimit të mbrojtjes por nuk kontrollon dot topin siç duhet.

5′ Goditje dënimi për Kukësin. Valdet Rama harkon një top të rrezikshë, por largojnë mes rrëmujës futbollistët e Partizanit.

 

1′ Ka nisur me 1 minutë heshtje për legjendën Ali Mema, supersfida në “Loro Boriçi”. Verilindorët luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

PËRMBYSJE E ÇMENDUR 2-MINUTASH/ Barcelona e mposht Vallecanon

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Chelsea tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampard

Delo.autor

FLET PËR CONTEN NË STOLIN E INTER/ Diego Milito komenton: Do të sjellë ndryshime në ekip, dhe ka..

Delo.autor

Leave a Comment