Futboll Sport

ZBULON REFUZIMIN E TRANSFERIMIT TEK BARCELONA/ Ylli i Premier: Oferta ishte huazim 6-mujor si…

Sulmuesi i përfaqësueses nigeriane Odion Ighalo ka zbuluar se refuzoi transferimin te Barcelona gjatë janarit për të vazhduar karrierën  tij në Super League kineze.

Ighalo, 29 vjeç, e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë me 21 gola dhe kjo tërhoqi vëmendjen e katalanasve, por ai insiston se refuzimi nuk ishte një vendim i lehtë.

“Agjenti më tha se Barcelona ishte interesuar të më huazonte. Klubi donte një sulmues me eksperiencë në La Liga dhe dikush që kupton futbollin spanjoll,” shprehet Ighalo për BBC Sport.

“Oferta ishte huazim 6-mujor si një sulmues rezervë. Ishte e bukur të dëgjoja që Barça interesohej për mua dhe çdo futbollist do të ishte shumë i lumtur ta pranonte.

Megjithatë, unë sapo kisha përfunduar golashënuesi i dytë më i mirë në Kinë me 21 gola dhe meritoj më mirë. Nuk doja të isha një tjetër lojtar që do të qëndronte aty për gjashtë muaj edhe pastaj të largohesha.”

Ish-sulmuesi i Watford ka kaluar pesë vite te Granada. Në vend të tij, Barcelona mori Kevin-Prince Boateng.

Related posts

Ronaldo mungon ndaj Leganes, shkak lëndimi në sy

Q.Autor

E FUNDIT/ Publikohen formacionet zyrtare: Panucci surprizon, do lujamë pa “pushkë” (FOTO)

Isa.Autor

Ndodh për herë të parë në histori/ Diferenca me Barcelonën është më e madhe se me vendin e fundit

Q.Autor

Leave a Comment