Futboll Sport

ICARDI E WANDA THYEJNË AKUJT/ Dhurojnë spektakël me lojtarët e Inter

Mauro Icardi është bërë protagonist në festën e fejesës së shokut të skuadrës te Inter, Roberto Gagliardini. Pritej që sulmuesi të ishte paksa i ftohtë pas gjithë historisë që ndodhi kohët e fundit, mirëpo rikthimi në stërvitje me grupin duket se i ka kthyer qetësinë argjentinasit.

Edhe në festën e organizuar nga Gagliardini me rastin e fejesës së tij, Icardi së bashku me bashkëshorten e tij, Wanda Nara kanë treguar se janë shumë të afruar me shokët e tjerë të ekipit, duke dëfryer, kënduar dhe dhuruar spektakël në një mbrëmje të bukur, që i bashkon lojtarët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Lazio.

Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar as lojtarë të tjerë si Balde, Lautaro, Ranochia, De Vrij, D’Ambrosio, Politano dhe Padelli.

Related posts

Franca i jep LEKSION Argjentinës, Mpappe “FLAK” Messin jashtë Botërorit “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

TRIUMFOI PËR TË PESTËN HERË NË “WIMBLEDON”/ Babai i Djokovic sërish polemika me Federer

Delo.autor

Amir Younes, “dhurata” e De Laurentiis për Sarrin

Q.Autor

Leave a Comment