Futboll Sport

“LUFTA E FTOHTË” ME REAL MADRIDIN/ Ja shkaku pse Varane është zemëruar me klubin

Raphael Varane është i pakënaqur me situatën e tij në Madrid. Kështu shkruan sot spanjollja “AS”, e cila hedh dritë edhe mbi shkaqet e kësaj “lufte të ftohtë”. Dhe të mendosh se jo shumë kohë më parë, ai rinovoi kontratën me të bardhët deri në vitin 2022. Sidoqoftë, gjërat që kanë ndodhur në fillim të sezonit e kanë mërzitur francezin.

Varane është zemëruar me klubin për shkak se nuk ka marrë asnjë vlerësim në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht fitimit të titullit të kampionit të botës me Francën në “Rusia 2018”. Umtiti dhe Lenglet u vlerësuan për këtë te Barça. Ashtu si Lucas, Lemar dhe Griezmann tek Ateltico Madrid. Kjo e shtoi shqetësimin e tij, ndërsa priste që vlerësimi të vinte në formën e rritjes së pagës.

Në fakt, ai nuk pranoi të udhëtojë për në ceremoninë e “Topit të Artë”, pavarësisht se u mbajt në Paris, një ngjarje e madhe, ku ekipi i tij kombëtar u nderua për fitimin e Botërorit. Përveç kësaj, PSG i ka dërguar atij një ofertë joshëse financiare për të nënshkruar, ndërkohë që agjenti i kampionit të botës po kërkon me ngulm rritje të re page nga klubi i bardhë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Edhe 1 vit tjetër bardhezi, Bufon hedh firmën te Juventus (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-LAZIO/ Kampionët në fuqi kalojnë në avantazh me anë të Pjaniç (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJET E TURPSHME/ Vajzat basketbolliste kapen me grushta dhe për flokësh pas derbit

F.autor

Leave a Comment